Lajme

Nga personi që goditi mikun 120 herë me thikë, tek trafikanti që fshehu drogën në vesh… kush janë 3 shqiptarët e rrezikshëm

Loading...

Disa shqiptarë të arrestuar në Britani të Madhe konsiderohen si kriminelët më të rrezikshëm që janë burgosur përgjatë këtij viti në kryeqytetin britanik.

Suad Sufaj u ndalua nga policia ndërsa udhëtonte me një makinë përgjatë rrugës “Bowes” në Enfield, vitin e kaluar.

Pas një kontrolli në makinën e tij u zbulua një sasi prej 1 kg kokainë me vlerë 100,000 paund.

Oficerët kontrolluan shtëpinë e tij ku gjetën edhe 8.5 kg kokainë tjetër me vlerë afërsisht 800,000 £.

26-vjeçari u burgos për 12 vjet më 12 prill të këtij viti, ndërsa pa dënimit do të deportohet në Shqipëri.

Por nuk është ky shqiptari i vetëm në listën e kriminelëve të rrezikshëm.

Një tregtar droge i kapur duke fshehur kokainë në vesh, pasi u pikas nga policia ka rritur dënimin e tij me burg.

Klevis Drazhi, 20 vjeç, u ndalua nga oficerët në Moorgate më 19 janar pasi ata e vunë re se po hynte në një korsi biçikletash.

Kur u pyet për lejen e tij të automjetit dhe detajet e sigurimit, Drazhi dorëzoi një licencë të rreme shqiptare dhe një telefon celular, duke shfaqur një mesazh me tekst në lidhje me një kod postar.

Atëherë policët vunë re një pako të vogël të bardhë të fshehur brenda veshit të tij.

Pas kontrollit të makinës, policia zbuloi 11 mbështjellës me pluhur të bardhë – të cilat më vonë u konfirmuan se ishin kokainë si dhe rreth 1300 paund.

Në intervistë, Drazhi pohoi se ishte detyruar të furnizonte me drogë konsumatorët nga një anëtar i mafies shqiptare dhe pranoi se kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të një kamioni.

Drazhi fillimisht u dënua me 11 muaj burgim në gjykatën e Londrës, por Apeli e rriti dënimin e tij me 30 muaj më 16 prill.

Por krimineli më i rrezikshëm është pa dyshim shqiptari Mane Driza, ndaj të cilit më 3 prill, gjykata në Bailey Old i dha një dënim të përjetshëm me një rekomandim që të vuante minimumi 20 vjet burg.

41-vjeçari goditi me thikë Stefan Bledar Monen më shumë se 120 herë në Wembley në qershor 1999, dhe jurisë iu deshën 90 minuta për ta gjetur atë fajtor për vrasje.

Driza ishte ekstraduar nga Italia ku ishte në burg për një vrasje të dyfishtë dhe një vrasje të mbetur në tentativë. Ai kishte vrarë më parë dy persona të tjerë në vendin e tij të lindjes në Shqipëri.

Ai është rikthyer në Itali për të përfunduar dënimin, dhe do të qëndrojë në burg atje deri në vitin 2026.

Ka të ngjarë që ai më pas do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për të vuajtur dënimin 20-vjeçar për vrasjen e pestë./Panorama

Loading...

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close