ShowBiz

Aktori i mirnjohur turk flet për origjinën: Të afërmit nga babai flasin shqip

Loading...

Aktori Can Yaman, i cili ka bërë që të fiksohen pas tij jo vetëm femrat në Turqi po edhe në shumë vende të tjera ka folur për rrënjët e tij shqiptare.

Në një intervistë në emisionin  “Qejfi më i madh se Stambolli”, aktori ka treguar se në familjen e tij flasin shqip.

Ai ka treguar se gjyshi tij është rritur në Prishtinë. Po ashtu aktori shumë i njohur në Turqi ka thënë se ka qenë në Shqipëri për të vizituar vendin tonë.

Can Yaman ka qëndruar jo pak, por rreth një muaj në Tiranë.

 Më tej ai është shprehur:

Nga ana e babait jam me prejardhje shqiptare me prejardhje nga Jugosllavia. Nga Prishtina. Gjyshi im është rritur në Prishtinë, gjyshja ime në Shkup. Në vitin 1959 kemi ardhur në Stamboll. Të afërmit nga babai flasin shqip. Kushërinjtë e largët. Ngaqë nuk jam takuar me ata nuk i njoh. Të afërmit si dajat e babait tim, vëllezërit e gjyshes. Ata flasin shqip. Edhe gjyshi dhe gjyshja ime flasin shqip. Madje, ka raste që flasin shqip. Por unë jam rritur më shumë nga ana e mamasë. Dhe atje nuk flisnim shqip, flisnim vetëm turqisht. Për këtë arsye unë nuk di shqip. As babai im nuk di, di xhaxhai im. Ai ka lindur në Prishtinë. Janë 5 vëllezër, pas tij të tjerët kanë lindur në Turqi. Unë di italisht. Kam shkuar në Shqipëri, Tiranë dhe qëndrova thuajse një muaj atje. Flisja italisht.’’

Kujtojmë këtu se brenda një kohe shumë të shkurtër Can Yaman u bë një aktor shumë i njohur në Turqi.

Përveçse aktor, ai është edhe avokat.

Loading...

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close