Lajme

“Rama do të kalbet të paktën 37 vjet në burg”

Loading...

Mbrëmjen e sotme, opozita po zhvillon protestën e 10-të.

I pranishëm në protestë është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit iu përgjigj interesit të gazetarëve, në lidhje me ngritjen e Komisionit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Berisha tha se Rama do të përballet shumë shpejt me pasojat. Sipas tij PS po bën hapa të qarta drejt grushtit të shtetit.

Ndër të tjera ai ka shtuar se dekretet e presidentit nuk mund t’i shqyrtojë askush përveç Gjykatës Kushtetuese.

Ish-kryeministri tha gjithashtu se për këto veprime, Rama do të kalbet të paktën 37 vjet në burg.

Berisha tha:

Ishte një akt puçist i mirëfilltë që kreu i meduzash bashkë me horrat e tij mori ndaj kushtetutës dhe institucionit të presidencës. Ato dekrete nuk mund ti shqyrtojë askush tjetër veç Gjykatës Kushtetuese. U them shqiptarëve se ata po bëjnë hapa të qarta drejt grushtit të shtetit. Do përballet Edi Rama me të gjitha pasojat. Këta që bëjnë kryegjykatësin, kryeprokurorin kryeshefin e ekzekutivit, kryenarkoparlamentin, meritojnë të përmbysen një minutë e parë. Edi Rama do kalbet të paktën 37-vjet në burg.
Loading...

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close