Lajme

Meta i vë vulën, anulon në këtë mënyrë votimet e 30 qershorit dhe nuk njeh rezultatin e tyre

Loading...

Presidenti i Shtetit, Ilir Meta, përmes një dekreti të nxjerrë nga zyra e tij, ka reaguar në lidhje me krizën politike të krijuar në vend.

Sipas dekretit, Meta cilëson si të jashtëligjshme zgjedhjet e 30 qershorit dhe vendos si datë të ardhshme të zgjedhjeve në vend, 13 tetorin.

Në memon e bërë publike në sajtin zyrtar të Presidencës, thuhet:

Ky Dekret për anulimin e datës 30 qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, deri në ditën e sotme nuk është kundërshtuar nga ndonjë forcë politike apo nga ndonjë subjekt tjetër politik ose jo politik përpara ndonjë gjykate në Republikën e Shqipërisë përfshi këtu edhe Kolegjin Zgjedhor”.

Presidenti e ndërmori këtë akt i mbështetur tërësisht në dispozitat e Kushtetutës dhe bazuar në argumente plotësisht Kushtetues.

Mirëpo, teksa Meta anuloi datën 30 qershor si datë zgjedhjesh dhe Parlamenti do të mblidhet sot për të shkarkuar Presidentin, kush do ta paguajë faturën e atyre miliona eurove që shkuan dëm për materialet zgjedhore të 30 qershorit?

Apo, si gjithmonë, shqiptarët?

Loading...

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close