Lajme

A do dalim nga kriza politike? Basha tregon hapat që do ndërmarrë opozita

Loading...

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka folur mbrëmjen e sotme për krizën politike që ka kapur vendin.

Ai tha para protestuesëve se e vetmja zgjidhje për krizën, është vënia para drejtësisë e hajdutëve të votave dhe Shqipërisë.

Deklarata e Bashës:

Kriza do të zgjidhet me parime dhe jo me pazare, Kriza do të zgjidhet duke i dhënë fund bandës në pushtet. Ata që sollën krimin në politikë, ata që e zhytën vendin në korrupsion nuk do të dalin nga kriza si shpëtimtarë, por si përgjegjës. Vetëm drejtësia përmes ligjit do ta nxjerrë vendin nga kriza. Deri sa të dalin para drejtësië ata që vodhën votat e shqiptarëve, nuk do të ketë zgjidhje të krizës. Duke larguar ata, kriminelët do të largojmë dhe Ramën nga pushteti”.

Për zgjidhjen e krizës Basha u ka bërë thirrje jo vetëm demokratëve, por edhe socialistëve të ndershëm.

Ai ju kërkoi atyre tu bashkohen shqiptarëve të lirë dhe së bashku të rrëzojnë këtë qeveri të keqe.

Basha vijoi më tej:

Bashkë do ta rrëzojmë këtë qeverisje antipopullore, antikombëtare.  Bashkë jemi një uragan politik i pandalshëm. Ju ftoj të ngrihemi bashkë, të fitojmë bashkë, duke refuzuar të shiturit e Edi Ramës. Nga ky shesh dua ti drejtohem socialistëve të ndershëm kudo në Shqipëri, ju nuk jeni hajna, mos e lini partinë tuaj në duart e krimit, në duart e injorantëve, është përgjegjësia juaj ndaj vetes dhe ndaj Shqipërisë. Braktiseni Edi Ramën, shpëtoni partinë tuaj dhe nderin tuaj të marrë peng nga krimi dhe banditët e rrugës”.
Loading...

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close