Horoskopi

Horoskopi ditor, e diel 7 korrik 2019

loading...

Dashi

Lumturia dhe qetësia e familjes suaj do jete prioriteti i kësaj dite. Nëse e bëni te mundur këtë do ndjeheni mjaft mire me veten. Ne dashuri do jete një dite pa probleme. Beqaret do kenë një dite plot ngjyra dhe aventura. Nga fundi i ditës do ketë edhe një takim te rëndësishëm. Merrini gjerat pak me seriozisht. Beni kujdes me financat dhe mos shpenzoni me shume sesa duhet.

Demi

Do keni sfida te reja për te kaluar ne dashuri ju çifte. Disa gabime te vogla qe do bëni sot do ju kthehen ne mësim. Dita do përfundojë mire. Dëgjojini te gjitha këshillat qe do iu jepen. Beqaret mund te dashurohen pas një kolegu. Kujdes, sepse dashuria te bën te verbër! Financat nuk do përmirësohen, përkundrazi nëse shpenzoni shume ato mund te përkeqësohen se tepërmi.

Binjaket

Sot çiftet do kenë disa debate për një teme delikate. Me mire vazhdoni debatoni sesa t’i shmangeni bisedës. Sqarojeni çdo gjë njëherë e mire. Beqaret do kenë takime te reja me persona qe do i bëjnë te ndjehen mire. Peritoni sa me shume dhe merrni gjerat me seriozisht. Do keni probleme me financat por ato nuk do jene dhe shume shqetësuese. Kujdes me shpenzimet.

Gaforrja

Sot do jete një dite shume e qete dhe e bukur për çiftet. Do qëndrojnë pranë njeri tjetrit dhe do flasin për jetën e tyre deri tani. Ne mbrëmje priten surpriza. Përgatituni! Beqaret do takohen me dike qe do ju ndryshoje tërësisht jetën. Bëhuni me te hapur dhe pa komplekse. Do përjetoni me shume emocione ne këtë mënyrë. Me financat do keni fat, por nuk duhet te rrezikoni shume.

Luani

Pozicioni qe do mbani sot për një çështje te caktuar mund te ndeze konflikte me partnerin. Me mire qëndroni larg njeri tjetrit për te mos e acaruar me shume situatën. Beqaret duhet ta kërkojnë shpirtin binjak sepse do jete një dite me shume fat për ta. Do keni shume dëshirë te shpenzoni pak me shume, por gjendja juaj jo e mire financiare nuk do jua lejoje.

Virgjeresha

Lumturia ne çift do ju beje qe te jeni te qeshur gjate gjithë ditës se sotme. Sensualiteti, butësia dhe bashkëpunimi do te mbizotërojnë ne jetën tuaj. Për beqaret priten dashuri te mëdha, madje me te mëdha sa mund ta kishit menduar. Përfitoni pra! Planetët do ndikojnë direkt ne financat tuaja. Ato nuk do jene shume te mira, por dhe nuk duhet te qaheni. Ka edhe me keq se ju.

Peshorja

Edhe pse mund te keni disa mosmarrëveshje te vogla ne çift duhet ta dini se këto janë normale dhe duhet thjesht durim. Beqaret janë shume te pavendosur te krijojnë një lidhje te re. Për çdo person nxjerrin te meta. Asnjë nuk është perfekt. Ne planin profesional nuk do ketë asgjë te veçante. Nuk do keni shume dëshirë te punoni dhe mund te kërkoni edhe një dite pushim.

Akrepi

Situata ne lidhjen tuaj nuk do jete e mire. Do keni mosmarrëveshje dhe do debatoni për diçka. Kujdes, duhet te bëni kompromis përndryshe çdo gjë do përkeqësohet. Beqaret nuk duhet te mendojnë se duke joshur me shume do gjejnë personin e zemrës. Planetët do ju ndihmojnë te rregulloni financat tuaja. Besoni tek fati dhe gjithçka do shkoje ashtu si e keni pritur.

Shigjetari

Mos prisni fundin e ditës për t’u takuar me te dashurin e zemrës tuaj. Sapo te keni një mundësi flisni me te dhe i thoni te vije tek ju. Ju pret një dite shume e bukur dhe plot ndjenje. Beqaret duhet te përfitojnë sa me shume nga kjo dite për te dale neper takime. Pranojini ftesat qe iu bëhen. Situata financiare do përmirësohet, mos u shqetësoni fare. Mos bëni shume blerje.

Bricjapi

Jeta ne çift mund t’ju rezervoje disa surpriza shume te këndshme. Do kaloni një dite shume te mire. Disa familjare mund t’ju shkojnë kundra për diçka. Kujdes, mbushjani mendjen qe e kane gabim. Për beqaret nuk do ketë takime apo njohje interesante. Ne pune do keni disa probleme te vogla por qe do i zgjidhni lehtësisht. Duhet te jeni gjithmonë shume te matur.

Ujori

Sot ju beqare do jeni shume joshës. Gjithçka qe doni do ju realizohet ne dashuri. Kur i vini një qellim vetes doni te arrini gjithmonë atë qe doni. Çiftet mund te kenë edhe ndonjë problem te vogël. Ne pune nuk do jeni shume te përqendruar për shkak se mendoni me shume për jetën personale. Mundohuni ta hiqni mendjen sepse puna duhet bere.

Peshqit

Sot do jeni optimiste se gjithçka do shkoje mire ne lidhjen tuaj dashurore. Do jeni plot energji dhe do përgatisni edhe ndonjë surprize për partnerin. Edhe për beqaret do jete një dite pozitive. Ne pune nuk duhet te nxitoheni shume ne mënyrë qe te analizoni me kujdes çdo detaj para se te merrni vendimin përfundimtar lidhur me një propozim qe ju është bere.

loading...

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close