ShowBiz

Pas lajmeve për ndarjen, i dedikoi Norës këngën ”S’të njoh më”? Flet për herë të parë Roberti: Çfarëdo që të ndodhë…

Loading...

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë një ndër çiftet më simpatikë të showbizit shqiptarë. Përvec kësaj, ata janë prindër të një vogëlusheje që quhet Rene. Në faqet rozë u përfol se të dy janë në krizë dhe lidhja e tyre mund të jetë drejt fundit e dyshimet u shtuan kur Roberti publikoi këngën “S’të njoh më”, pasi shumë fansa e interpretuan si një dedikim për Norën.

Mirëpo për ta sqaruar njëherë e mirë këtë, ka folur publikisht Roberti teksa ishte i ftuar në “wake Up”. Roberti tha se kënga e tij më e fundit” S’të njoh më” nuk i është dedikuar asnjë njeriu, aq më tepër bashkëshortes së tij, Norës.

“Ne këngëtarët e muzikës popullore nuk i shkruajmë këngët për vete. Asnjë këngë deri tani nuk ia kam kushtuar vetes apo dikujt”.

Kur moderatorja i tha që ai e njeh Norën shumë mirë dhe s’ka kështu deklaratash për të, Roberti u shpreh:

“Çfarë do që të ndodhë, Nora do mbetet nëna e vajzës sime dhe do e njoh gjithë jetën. S’besoj që do nxjerr ndonjë këngë të tillë”, u shpreh këngëtari.

Loading...

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close