Lajme

Për herë të 11-të… Pse vazhdon të shtyhet gjyqi për ‘Velierën‘?

Loading...

Shtyhet për të 11-ën herë seanca gjyqësore për projektin “Veliera” në Durrës. Shtyrja e seancës së sotme, u argumentua me faktin për tu dhënë kohë palëve për vërejtjet përfundimtare. Ndërsa nuk u pranua kërkesa e bashkisë Durrës për heqjen e sekuestros preventive. Seanca e radhës u caktua më 6 shkurt 2018.

Tashmë, në seancën e radhës pritet të merret vendimi final për fatin e investimit 6 mln euro të Bashkisë Durrës.

Ambientalistët kundërshtojnë projektin Veliera në Durrës për shkak se sipas tyre punimet zhvillohen në një zonë të mbrojtur. Madje, ata kanë hedhur dyshime se shtyrja e herëpashershme është e qëllimshme me qëllim që vendimi të mos jepet në favor të kërkesës së tyre, por në favor të bashkisë.

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është akuzuar shpesh herë për dhënie lejesh ndërtimi për qëllime përfitime vetjake.

Loading...

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close