Lajme

Gazetari: Nazer Seitaj u ekstradua pasi do fliste, ja çfarë i ndodhi në qeli…

Loading...

Gazetari Basir Çollaku, ka bërë deklaratën e fortë për ekstradimin e njeriut kyç të dosjes “Tahiri- Habilaj”.

“Nazer Seitaj është ekstraduar me shpejtësi drejt Italisë pasi ai ishte bërë gati të fliste, tha Çollaku.

Sipas tij, kur kanë shkuar prokurorët për ta marrë në pyetje në qeli atë ditë, i arrestuari nuk ka pranuar të flasë pasi i ka munguar avokati.

“A e kuptoni që ky njeri ka ikur pa dhënë asnjë dëshmi në Shqipëri”, tha Çollaku, në studion e Oranews.

Në vijim ai tha se është bërë një inspektim në lidhje me çështjen me urdhër të Kryeprokurores së Përkohshme.

“Nazer Seitaj është në dijeni të ministrave, ish-ministrave, qytetarëve, zyrtarëve që kanë marrë para, sa kanë marrë dhe si e kanë marrë.

Për ekstradimin e tij janë shkelur ligjet, ai është larguar me urgjencë sepse ishte bërë gati të fliste”, tha Çollaku.

Lidhur me dosjen e Habilajve, Çollaku tha se në Shqipëri ka ardhur vetëjm 4-5 % e dosjes, ndërsa pjesa tjetër është në Katania.

Loading...

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close