ShowBiz

Mihrije Braha: Askush nuk më beson, por nuk kam bërë…

loading...

Disa personazhe me kalimin e viteve duken më të rinj dhe më të kuruar fizikisht. Një prej tyre është edhe këngëtarja Mihrije Braha, për të cilën duket se vitet kanë ndalur.

Gjithmonë me fizik perfekt dhe e kuruar këngëtarja është akuzuar për ndërhyrje plastike, por ajo i ka mohuar këto zëra në një intervistë për “Klan Kosova”.

Artistja ka thënë se edhe pse askush nuk e beson, gjithçka është gjenetike dhe rezultat i një ushqyerje të mirë.

“Shpesh herë ma bëjnë këtë pyetje por realisht nuk kam bërë asgjë asnjëherë. Janë vetëm kremra dhe produkte të mira. Në një koncert një fanse më pyeti çfarë përdor, unë hapa çantën ja tregova produktet dhe ajo i fotografoi. Këto janë i thashë, këto përdor. Pasi i bleu prapë nuk më besonte që gjithçka ishte vetëm prej tyre. Kanë të bëjnë edhe gjenet, mirëushqyerja e shumë gjëra të tjera. Unë jamë shumë e sinqertë por askush nuk më beson” – tha Braha.

loading...

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close